KreuCelebrity

Shndërrimi I Eva Longorias gjatë shtatzanisë!

Natyrisht, do të ketë kohë t`i heqë kilet e tepërta kur të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Por për momentin, Eva Longoria e ka harruar dietën dhe po e shijon ushqimin si kurrë ndonjëherë! Bukuroshja 43-vjeçare është në fundin e shtatzanisë, e si për të treguar se dhe yjet e Hollivudit, njerëz si ne janë, kullufiti kastravecë turshi drejt e nga kavanozi e pastaj nisi të pinte dhe lëngun.

Fotot e shkrepura në kuzhinën e saj, e tregojnë yllin e “Shtëpiakeve të dëshpëruara” duke i dhënë fund në vijim edhe një cope torte.

 Eva duket e pashqetësuar nga pesha e marrë në shtatzani; qetësia që i dhuron i shoqi, Joe Baston dhe sidomos kënaqësia që të fal ardhja e një fëmije e kanë spostuar pamjen në plan të dytë.

Eva ka qenë e martuar dy herë më parë, por pa fëmijë, ndërsa Jose ka katër trashëgimtarë nga martesa e vet e parë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF