KreuCelebrity

Deputetja bjonde, ana e bukur e Parlamentit të Kosovës

Jemi mësuar t’i shohim seancat e parlamenteve në botë si vende të mbushura me burra të mençur që mbajnë në duar fatet e një populli. Parlamenti i Kosovës na ka treguar që ky profesion, në dukje kaq mashkullor, mund të bëhet më së miri edhe gratë. Dhe në këtë rast nuk flitet vetëm për ato të zgjuara dhe karrieriste, por nga ato që të kënaqin sytë me sharm dhe elegancë.

Duda Bale, deputetja me origjinë kosovare na e dëshmoi sërish këtë, sot në studion e Rudinës në Tv Klan. Duda foli rreth karrierës të saj si politikane, rolin si grua dhe nënë dhe sesi ajo arrinte t’i menaxhonte të treja rolet në jetë.

Duda është lakuar shpeshherë në media për veshjet në sallën e kuvendit dhe jo vetëm, por nuk është faji i saj për bukurinë që i ka falur natyra, apo jo…

Me shumë thjeshtësi, si sot, ajo tha se; vishet në mënyrën sesi ndjehet dhe asnjëherë nuk e ka pasur për qëllim joshjen. “Gjithmonë kam pasur një lidhje me modën, nëna ime ka qenë rrobaqepëse dhe dizenjuese” – thotë Duda duke i vënë edhe njëherë theksin faktit që pasionin për modën e ka pjesë të veten dhe nuk mund ta lerë jashtë jetës së saj.

Një femër kaq e bukur është e sigurtë që do të kishte ndriçuar në pasarelat e modës. Ajo na sqaroi të gjithëve se do i pëlqente më shumë të vlerësohej si e zgjuar sesa si e bukur!

Fat për Dudan që i ka të dyja

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF