KreuCelebrity

Metoda që përdor Çiljeta për të dënuar Fernandon u dashka provuar!

Te jesh mamaja e një djali çapkën si Fernando nuk është e lehtë.

Dihet gjerësisht marrëdhënia e ngushtë e Çiljetës me djalin e saj, por edhe orët që ata kalojnë larg njëri-tjetrit për shkak të impenjimeve të këngëtares, që dhemb në shpirt.

Tek rubrika “Për drekë me mua” në emisionin “e diela shqiptare”, Çiljeta ka treguar për lidhjen që ka me të birin dhe po ashtu për gjërat që Fernando nuk ka qejf t’i bëjë. E reja më e fundit mbi Fernandon është se ndërkohë që këngëtarja ishte duke drekuar me të ftuarit e tjerë, merr një telefonatë ku i bëhet e ditur që djali i saj ishte larguar nga kursi i anglishtes.

Po në ate moment, Çiljeta telefonon Fernandon dhe i thotë se: “nëse kjo gjë përsëritet do të të lë ne kopesht për drekë si dënim”, gjë e cila Fernandos nuk i pëlqen. Me siguri bukuroshi Fernando nuk do të guxojë ta përsërisë më këtë gabim, për shkak të dënimit. Ky dialog na dëshmoi nga ana tjetër, natyrën autoritare që Çiljeta ka! Bravo mami Çiljeta!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF