KreuCelebrity

Në 20 – vjetorin e Miss Shqipëria! Fituesja dhe të ftuarit VIP!

Miss Shqipëria 2018 këtë vit nuk mbajti mbi supe vetëm bukurinë e 32 vajzave që morën pjesë në këtë konkurs bukurie, por pati mbi vete edhe një histori 20 vjeçare suksesi dhe këtë përvjetor e kurorëzoi me një spektakël për të cilin ishte treguar kujdes i veçantë.

Me regji të Petri Bozo, skenar të Alda Bida dhe Jonida Shehu dhe më prezantues Jonida Shehu, Romeo Veshaj dhe Donald Veshaj, skenografi të Albi Çifligut, ky event dhuroj mbi 3 orë spektakël gjatë të cilave vajzat mbushën skenën me bukurinë e tyre por nuk munguan as notat e humorit që dhuruan vëllezërit Veshaj.

Juria e përbërë prej 12 personash mes të cilëve emra të njohur të ekranit si Arbër Çepani, Arlinda Duda, Marçela Lati, Olti Curri, Ardi Asllani vlerësuan bukuroshet, të cilat shfaqën hijëshinë e tyre në pesë sfilata.

Një risi që solli Miss Shqipëria 2018 ishte edhe një juri paralele, e cila ishte e përberë nga të gjitha miss-et ndër vite, të cilat kishin të drejtë të zgjidhnin të preferuarën e tyre krahas jurisë së lartpërmendur. Juria e tyre zgjodhi “Missin e Misseve” dhe këtë çmim e mori Nensi Pasha e cila mbante numrin 32.

Mbrëmja u hap me një sfilatë të të gjitha konkurenteve me fustane verorë ku viheshin re format e mrekullueshme të vajzave. Të njëjtin stil veshjeje pati edhe gjatë sfilatës së dytë.
Sfilata e 3-të me rroba banje ku vajzat ritreguan format e tyre perfekte e bëri të vështirë zgjedhjen për jurinë por ishte sfilata e fundit me fustane nusërie që do të kurorëzonte edhe më të bukurën e këtij eventi.

Nuk mund të lihen pa përmendur veshjet e mundësuara nga “Geraldina Sposa” të cilat i shtuan edhe më shumë hijëshinë këtij eventi por vlen të veçohet sfilata e fundit gjatë të cilës vajzat sfiluan me fustane nusërie. Pas kësaj sfilate ku morën pjesë vetëm 10 konkurentet e fundit u shpall edhe fituesja e Miss Shqipëria 2018 Alba Bajrami, e cila nuk mban  vetëm titullin e Miss Shqipërisë por edhe atë të Miss Internetit ku ajo ishte më e pëlqyera sipas votimit të kryer.

Mesa dukej edhe juria ishte në një mendje me publikun këtë herë! Në këtë event nuk u kurorëzua vetëm Miss Shqipëria. Ishin 10 vajza të cilat morën çmime si: Miss Bikini, Miss Eleganca, Miss Buzëqeshja, Miss Fotozhenia, Miss Kinemaja, Miss Turizmi, Miss Interneti, Miss Press, Missi i Miseve.

Ndërkohë në krah të mbretëreshës së bukurisë së kësaj mbrëmje qëndronin Klea Prami si shoqëruesja e parë dhe Klea Ndreka si shoqëruese e dytë e Missit.

 

 

 

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF