KreuCelebrity

Almeda e mërzitur: Të dua, por më zhgënjeve!

Almeda Abazi bukuroshja që prezantoi “Dancing with the stars” shkëlqeu me bukurinë e saj, por iu zbeh shkëlqimi ditën që do largohej nga vendlindja.

Moderatorja e ka përshëndetur Tiranën me mërzitje dhe zhgënjim.

 “Sapo bëra check-out nga hoteli ku qëndrova për 3 muaj në Tiranë dhe për habinë timë pagova shpenzimet extra, pra ujin që kam pirë në minibar dhe laundry që kam larë rrobat, madje edhe hekurosjen e kostumit të Tolgës, i cili pa asnjë lloj interesi erdhi me shumë dëshirë dhe respektoi në maksimum stafin dhe produksionin e DWTSA duke lënë angazhimet e tij në Turqi”, – shkruan Almeda në llogarinë e saj në Instagram.

Mesa duket Almedës nuk i del e keqja dhe vijon me ankesat. “Ajo që dua të them është që jo vetëm që Tolga nuk mori një mirëserdhe, por edhe ‘përcjellja’ që na bënë më la pa fjalë sepse gjëja me të cilën unë mburrem është pikërisht mikpritja shqiptare. Gjithsesi, theksoj se kjo nuk ka të bëjë me të gjithë shqiptarët”, – vazhdon më tej Abazi.

“Faleminderit produksioni i Dancing with the stars! Tirana të dua”, – përfundon bukuroshja shqiptare.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF