E nisi moderimin ashtu rastësisht, por që me daljen e parë si prezantuese e “Gjeniut të vogël”, ‘fati’ i karrierës së Klea Hutës duket se u vendos.
Asaj i shkonte shumë moderimi ndaj dëshira për ta parë sërish bukuroshen zeshkane në ekran është e madhe. Epo duket se do ta shohim shumë shpejt. Pas një viti shkëputje, Huta do të vijë me një projekt tejet ambicioz, kësaj here ne ekranin e Top Channel.
Emisioni që do të moderojë Klea do të sjellë nga afër jetën e VIP- ave shqiptar, që jetojnë jashtë trojeve shqipfolëse.
Për 12 puntata, çdo javë Klea do të trokasë në shtëpinë e një personazhi të njohur shqiptar, ndaj duket se kjo verë do ta gjejë Klean duke xhiruar kudo nëpër botë, ku ka shqiptarë të famshëm. Ndërkohë ne na mbetet të presim shtatorin, për të parë se çfarë ka ‘gatuar’ bukuroshja sëbashku ke stafin.




Kate Middleton do të “zhduket” disa muaj

Aktorja e ëmbël, shtatzënë











“Déjà vu”! Kate njësoj si Diana!



