KreuCelebrity

Stilisti i famshëm e quan Selenën të shëmtuar dhe e krahason me një qen!

Dihet që bukuria është relative, pra ajo çfarë të duket e bukur ty, për mua ndoshta nuk është.

Por kur ‘guxon’ të quash të shëmtuar një personazh si Selena Gomez, për të cilën miliona fanca nëpër botë shkulin edhe flokët, atëherë duhet të mendohesh mirë. Por ja që ka dhe ‘guximtarë’ të tillë si Stefano Gabbana.

 

Në profilin e ” The Catwalk Italia”, në të cilën ishin postuar disa fotot të Selenës veshur me të kuqe, stilisti nuk ka denjuar aspak të komentojë “E proprio brutta” (është me të vërtetë e shëmtuar) ka shkruar Stefano nën foto. Madje ofendimi drejt yllit të famshëm të Disneyt, ka shkuar deri aty sa kur një prej komentuesve e ka krahasuar Selenën me një qen të rracës Pomeranian, stilisti i Dolce and Gabbana ka komentuar menjëherë duke i dhënë të drejtë komentuesit.

Fansat e Selenës janë tërbuar duke i drejtuar një lum sharjesh dhe ofendimesh Stefanos.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF