KreuCelebrity

Kalendari Pirelli 2019, fotot provokuese nga i jashtëzakonshmi Albert Watson….

Realizimi i kalendarit Pirelli 2019 i është besuar njërit prej fotografëve më me influencë të të gjitha kohërave, skocezit Albert Watson, i famshëm për stilin potent dhe origjinal, e për një teknikë virtuoze që zor se ka të krahasuar.

Në katër dekada histori fotografie, emri i Watsonit njehsohet me traditën më të mirë të prezantimit; me ekzemplaren, të qartën, imponuesen.

Në qindra kopertina revistash, ai ka kremtuar personalitete të fushave e kulturave të ndryshme, të gjitha në mënyrë të paharrueshme e ndjeshëm ikonografike.

Përmes fotove të realizuara për revistat më prestigjoze të botës, mjeshtri i fotografisë kontemporane ka rrëfyer histori të jashtëzakonshme dhe ka përvijuar perceptime të botëve të tjera, simboleve apo objekteve të rralla.

 Kalendari Pirelli I ka sjellë praktikisht botës disa prej pozave më provokuese të fushës së artit, fotografisë e modës.

Botimi elitar me rrugën jokonvencionale ka afruar në faqet e tij plot emra të famshëm duke nisur nga Giselle Bunchen, Naomi Campbell, Cindy Craëford, Heidi Clum, Adriana Lima, apo yje të Hollivudit si Uma Thurman, Helen Mirel, Nicole Kidman, Charlotte Rampling, Lea Seydoux, Kate Winslet e Julianne Moore.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF