KreuCelebrity

Çiftit të blogerëve iu prishet lajmi i bukur…

Çiftin e blogerëve amerikanë të ushqimit, që fejesën me shumë dëshirë e njoftuan përmes Instagramit, e masakruan online për përmasat e unazës së nuses së ardhshme. 9 vjet më vonë, i thashë po shokut tim më të mirë”, – shkruante Jen Phanomrat, duke treguar me krenari unazën në gisht. Por ajo nuk e priste rrebeshin e batutave që i prishën gëzimin.

Më duket se e ka blerë te dyqani “Këtu gjeni unazën më të vogël në botë”, – ishte njëri nga komentet shpotitëse; e kuptoj thjeshtësinë, thoshte një tjetër, por nuk ma kap truri sesi dikush mund të shkojë e të blejë me dorën e vet një gjë kaq të vockël. Kishte dhe më keq se kaq, por kapakun ia vuri: “Urime për fejesën, po unazën ku e ke?

Jen u përpoq ta justifikonte të dashurin e vet Leo Samanamud, duke thënë se ai e dinte që asaj i pëlqente një unazë e thjeshtë dhe e hollë floriri me nje perlë të vogël në mes.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF