KreuCelebrity

Gënjeshtra e frikshme, që u kthye në propozimin më të bukur për modelen e famshme!

Çdo vajzë ëndërron që propozimi për martesë nga personi i zemrës të jetë si në përralla!

Modelja e famshme e pasarelave Gisele Bundchen ka rrëfyer për Vogur gjestin më romantik që Tom Brady ka bërë për të, e që mesa duket është propozimi për martesë. Ajo tregoi se Tom e kishte telefonuar, duke i thënë se apartamenti i tyre ishte përmbytur. E frikësuar Gisele ka vrapuar drejt shtëpisë së tyre dhe në vend të përmbytjes ka gjetur një atmosferë romantike mbushur me qirinj dhe petale. Pasi ishte ulur në gjunjë Brady ka bërë pyetjen “A do të martohesh me mua?”.

Përgjiigja merret me mend si ka qenë. Ata sot janë një çift lumturisht të martuar.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF