KreuCelebrity

S’ka pushime për Top Channel! Zbulohet programi i verës dhe moderatorja

Nëse mendoni se të shohësh TV në verë është e mërzitshme, pasi programet mbyllin sezonin e keni gabim.

Të paktën ekrani i Top Channel duket se nuk do të na lërë të mërzitemi. Për gjatë gjithë verës një mini ‘reality-show’ do të shfaqet në këtë ekran, i cili ka në fokus VIP-at dhe pushimet që ata bëjnë.

Programi është menduar i tillë që për rreth 60 minuta do të kemi mundësinë të ndjekim se si, ku, me kë i kalon pushimet VIP-i.

Moderatorja e këtij programi do të jetë Oriela Nebiaj, e cila duket se këtë verë do të bashkëjetojë me personazhet e famshëm shqiptar.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF