Rrjeti social Twitter ka bërë shumë zhurmë në lidhje me veshjen e Dukeshës së Sussex në paradën e përvitëshme “Trooping the Colour”. Pjesëtarja me e re e familjes mbretërore, Meghan Markle këtë herë ka bërë bashkë disa kritikë, të cilët e kanë gjykuar paraqitjen e saj në eventin e përvitshëm si të papërshtatshëm.
Gjatë ceremonisë, Dukesha e Sussexit mbante veshur një fustan ngjyrë rozë të zbehtë të Carolina Herrera, të shoqëruar me një kapele nga Philip Tracey. Fustani i dukej për mrekulli bashkëshortes së Harrit, por problemi mesa duket qendronte tek shpatullat e zbuluara të Meghanit.
Protokolli i familjes mbretërore nuk e lejon një veshje të tillë dhe mesa duket ndjekësit e thjeshtë, por edhe kritikët e veshjes nuk i pranojnë dot këto shkelje rregullash kaq të mëdha. Disa te tjerë kanë vijuar edhe më tej duke mos e quajtur veshjen e saj si gabim prej fillestareje por kanë thënë se mendojnë se nevoja e Meghan për të rënë në sy po bëhët e padurueshme dhe më ekstravagante sesa duhet.
Gjatë paradës “Trooping the Colour”, pjesëtarët e familjes mbretërore u panë shumë të qeshur me njëri – tjetrin dhe u duk sikur askush nuk i vuri re ose të paktën askush nuk u bezdis nga shpatullat e zbuluara të bashkëshortes së Herrit, por mesa duket kritikët nuk e shohin njësoj.
Nuk dihet a do të ketë një reagim të dukeshës në lidhje me kritikat apo do të vëri mend dhe nuk do të kaloj cakun në eventet e tjera!




Eleni Foureira do të ‘djegë’ Tiranën!





Qëndresa bukuroshe në pritje të ëmbël…

Anjeza Maja tani me një këngë!




Modelja shqiptare u bë nënë!





