Kryeredaktori i ‘British Vogue’, Edward Enninful organizoi këtë javë një mbrëmje private për Giambattista Valli.
Kjo ishte një mënyrë për të kremtuar çeljen e dyqanit të tij të parë në Londër dhe Amal Clooney, e cila në shumë evente është shfaqur me veshje të stilistit të famshëm, ishte e pranishme për të ndihmuar t`i jepte kësaj nate shkëlqimin e duhur. Në fakt garderoba e saj e veshjeve ceremoniale është tejet e pasur, por juristja e njohur e të drejtave të njeriut u shfaq me kombinoshe dhe këpucë elegante në ngjyrë floriri.
Kombinoshet ngjyrë bordo kishin fruda në pjesën e sipërme e vinin në material dantellë që i jepte hije festive. Për ekspertët, ishte alternativa perfekte e një fustani mbrëmjeje.
Nuk kemi ç`ti themi më shumë përveçse: Na pëlqen!

Qëndresa bukuroshe në pritje të ëmbël…

Anjeza Maja tani me një këngë!




Modelja shqiptare u bë nënë!









Beyonce dhe Jay-Z dhurojnë bileta falas!




Beyonce shtatzënë! Pret fëmijën e katërt
