Nusen e djalit të vogël, ai e quan Tungsten; shumë e pazakontë, apo jo? Pyetja e parë që çdokujt mund t`i vijë në mendje është: po nga ka dalë ky emër dhe çfarë kuptimi ka? Shpjegimi nuk është dhe aq i vështirë. Bëhet fjalë për emërtimin e një metali shumë të fortë dhe kjo është pikërisht arsyeja përse Charles-i e preferon aq shumë.
Charles e admiron Meghanin për karakterin e saj dhe faktin që ajo vajzë ka shtyllë kurrizore, thonë burime pranë familjes mbretërorë britanike.
Harry-t, vazhdojnë ata, i nevojitet një tip “tungsten” në jetën e tij sepse vetë është disi i butë. Sipas mediave britanike, aktorja amerikane ka ndihmuar deri dhe në përmirësimin e marrëdhënies disi të ftohtë at e bir, ndaj Charlesi duket është shumë i kënaqur me të.
Tek miqtë, ai e ka përshkruar Meghanin si femër mjaft inteligjente e të këndshme, dhe mbi të gjitha, si cdo prind, pëlqen faktin që ajo e bën te djalin e tij të lumtur.