KreuBusull

Sa fiton Chanel për një pasarelë ekstravagante!

Me pasarelat gjithmonë “on top”, çantat dhe logot ikonë apo historinë 108-vjeçare të emrit, e kemi ditur gjithmonë se Chanel-i është një prej shtëpive më të mëdha e prestigjoze të botës.

Por së fundi, nga publikimi i fitimeve vjetore të gjigandit të modës, mësuam se për të parën herë ai ka prekur nivelin e 10 miliardë dollarëve shitje. Chaneli në këtë mënyrë lë pas pjesën dërrmuese të rivalëve si Guçi, që në 2017-tën regjistroi 7,1 miliardë dollarë fitime.

 

Ndikim në një rezultat te tillë kanë pasur padyshim edhe investimet e pakursyera në pasarela ekstravagante, siç ishte ajo e këtij viti në Paris që “u pasurua” me një anije të vërtetë!  

Publikimi i fitimeve ka nxitur zëra sipas të cilëve ndoshta ky është një tregues i interesit për ta nxjerrë kompaninë në shitje, por kjo thashethemnajë u hodh poshtë shumë shpejt nga drejtues të saj që thonë se një lëvizje e tillë tregon në thelb se financa kaq të shëndosha i lejojnë të mbeten të pavarur dhe në fakt Chanel-i ia kaloi të gjithëve. Kompania vlen 10 miliardë dollarë!

Tags:

Home Business

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF