Lajmi më i mirë që mund të merrnim këtë kampionat botërori! Ismail Morina i njohur si Ballist Morina lirohet nga burgu! Më në fund izolimit të tij i erdhi fundi dhe këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Ballisti që ka publikuar një foto në faqen e tij zyrtare në Facebook. Ky është një lajm i mrekullueshëm marr parasysh kalvarin e gjatë në të cilin ai kaloi për të arritur më në fund këtë ditë.
Sot, Morina postoi një foto me konsullin shqiptar në Bari, Adriatik Haskaj dhe falenderon autoritetet shqiptare, italiane dhe kroate, që ndihmuan në dhënien e drejtësisë për të.
Ai falenderon edhe gjithë qytetarët shqiptarë që u angazhuan maksimalisht duke protestuar për të kërkuar lirimin e tij.
Ismail Morina u arrestua më 10 qershor të vitit të kaluar në Kroaci, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet serbe. Ai kërkohej nga Serbia, si i akuzuari kryesor për ngritjen e dronit mbi stadiumin e Beogradit, gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, në Tetor të 2014-ës. Në Kroaci, Morina iu nënshtrua proceseve gjyqësore për të shmangur ekstradimin në burgjet serbe, ndërsa në çështje morëm pjesë aktive edhe institucione politike të Shqipërisë, Kroacisë dhe Serbisë.
Më 28 Mars të 2018 Kroacia e transferoi Ballist Morinën drejt Italisë nga ku vazhdoi beteja gjyqësore për lirimin e tij.



10 futbollistët më seksi!








Massimo Palumbo, the ultimate idealist …

Massimo Palumbo, idealisti i fundit…







