Mbrëmjen e së shtunës, buzë liqenit të Comos, në një ambjent dekoruar si në përralla, trashëgimtarja e Top Channel, Sara Hoxha dhe moderatori simpatik Ledion Lico, kurorëzuan dashurinë e tyre. Vendosën të betoheshin për dashurinë e tyre para familjarëve dhe miqve, që në fakt ishin të shumtë, të cilët të njohur apo jo, vodhën vëmendjen e të gjithëvë në rrjetet sociale.
Këtu të gjithëve na ra në sy mungesa e njërës prej mikesha të ngushta të Ledionit, Arbana Osmanit.
Grupi i pandarë që në fillimit e ‘Top Channel’, Eno Popi, Xhemi Xhehu dhe Arbana Osmani, për herë të parë në evente të tilla, nuk u panë bashkë.
Madje Eno, si për për të vërtetuar miqësinë e hershme, ka mbajtuar një fjalim prekës, duke zbuluar sekrete shoqëruar me humor para të gjithë të ftuarve, për lidhjen e bukur të dashurisë të ciftit. Fjalimi emocionues ka marrë përgjigjen e Ledionit; “Një mik është ai që të do pa kushte, ti Eno nuk pretendon, ti thjesht je një mik i mirë”.
Edhe bukuroshja Xhemi u shfaq më e ëmbël se kurrë në dasmën e mikut të saj, por ama nuk kishte në krah, gjysmën e saj në të tilla raste, e kush më bukur se këto të dyja, na kanë shfaqur shpesh sa shumë humor ka në tavolinë kur pranë ke mikeshën e zemrës.
Mungesa në një event të caktuar, I cilës do përmasë qoftë ai, ka gjithnjë një arsye, por Arbana ka zgjedhur të heshtë, edhe pse e di shumë mire që mungesa e saj nuk mund të kalojë pa u komentuar.
E gjithsesi ‘show must go on’…