Silvia Caruso është një nga femrat më të preferuara të rrjeteve sociale, duke pasur kështu mbi 1.6 milion fansa vetëm në Instagram.
20-vjeçarja merret me modelim, por ka tërhequr vëmendjen e publikut edhe me angazhimet e saj kryesore. Pavarësisht nga detyrimet e shumta të biznesit, Silvia nuk e lë pas dore arsimin, ndërkohë që ajo studion në Romë. Bukuroshja e përshkruan veten si një person që dashuron aventurën, adhuron natyrën, ëndërrimin dhe modën.
Një pasion i veçantë janë udhëtimet dhe jeta luksoze. Për shkak të pamjes sensuale, Silvia është një nga personat më të ndjekur në Itali dhe popullariteti i saj pritet të përhapet tej kufijve të këtij vendi.