Pasi u shfaq si një perëndeshë e vërtetë në festën e Diamond Ball, Rihanna godet sërisht në shenjë me pamjen e saj këtë herë me një paraqitje surprizë në festën e organizuar për nder të 1 vjetorit të kompanisë së saj Fenty Beauty mbrëmjen e kaluar në Brooklyn.
Këngëtarja dukej si një kukull Barbie veshur me një fustan rozë të ndezur të cilin e kishte kombinuar me takat dhe buzëkuqin. Flokët e saj të gjatë e të zinj I mbante hedhur në një anë.
Kjo shënon një javë shumë të zënë në New York për Ririn e cila mbylli javën e modës me shfaqjen e saj Savage x Fenty, më pas me pjesëmarrjen e saj në evenimentin e përvitshëm të bamirësisë Diamond Ball për Clara Lionel Foundation ku u shfaq fantastike me këtë veshje.
Pas shfaqjes kur modelja Slick Woods shkoi të lindte menjëherë pas sfilatës, Rihanna tha ekskluzivisht për ELLE.com, “Janë gratë ato që po e drejtojë botën tani dhe kjo është shuëm keq për meshkujt.”
Burimi/ELLE



















