Sa shpejt kalojnë vitet e kësaj radhe nostalgjia ka kapluar mbesën e moderatores së njohur Marina Vjollca. Jori, njëra nga mbesat e Marinës, ka publikar pak orë më parë një foto të vjetër të sajën me teze Marinën kur ishin të vogla. Me një diferencë moshe me fare pak vite, Marina e mbesa duken si motra e duket se kështu ka qenë gjithmonë.
Në foton e shkrepur shumë vite më parë, Marina ka pasur flokët natyral ngjyrë gështenjë me baluke e ndërsa përpiqet të bëjë për të qeshur mbesën e saj e cila në këtë foto duket e përlotur.
Ndonëse ëmbëlsinë në fytyrë nuk e ka humbur, ndryshimi në look përgjatë këtyre viteve na e bën të vështirë ta njihnim Marinën, nëse nuk do na thoshin.





Stil Jetese
16 kunetërit e famshëm të showbiz-it shqiptar


Stil Jetese
Si të ushqehemi sipas nevojave të trupit tonë!












