KreuStil Jetese

Nevina Shtylla sqaron vet çdo gjë! Tashmë në krah të partnerit historik të Marina Vjollcës

Nevina Shtylla u largua nga “Jo vetëm modë” dhe ende nuk dihej se ku do të shfaqej këtë sezn të ri televiziv. Ndonëse zërat flisnin për një spostim në “Top Channel” dhe praninë e saj në programin e të dielës, ka qenë vetë prezantuesja ajo që ka treguar për projektin e saj të ri.

Ky sezon i ri televiziv do ta gjëj Nevinën në transmetim çdo të herë në emisionin e suksesshëm sportiv “Procesi Sportiv” në krah të gazetarit të njohur Edi Manushi. Ky i fundit pasi e drejtoi programin për 10 vjet me Marina Vjollcën, e zëvendësoi atë sezonin e shkuar me një tjetër bjonde, Fjoralba Ponarit.

Nuk dihet nëse Nevina do të jetë e vetme me Manushin në prezantim, por një foto e postuar nga redaktori sportiv Glenti Nallbani pak ditë më parë e shfaqte Ed Manushin në krah të Nevinës dhe Fjoralbës dhe mbishkrimi i fotos ishte “Një bjonde dhe një brune”. Çdo gjë mbetet për t’u zbuluar të hënën më 25 shtator, në orën 22:45 kur nis edhe “Procesi Sportiv”

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF