Ka personazhe e personazhe të njohur të cilët mund t’i hasësh me vështirësi rrugëve të Tiranës apo t’i dallosh me vështirësi. Ama ka personazhe si Robert Aliaj Dragot që do ta dallonim me mijëra kilometra larg sepse është njësoj si në ekranin e televizionit edhe në jetën e përditshme.
Paparazi i “Bordo” e ka fotografuar Robertin mesditën e sotme në Bulevardin kryesor të Tiranës, i cili bie menjëherë në sy për shkak të stilit të veçantë të veshjes. Me bastunin e tij karakteristik që nuk e ndan nga vetja, artisti shihet i veshur me pantallona të zeza, bluze me vija dhe me atlete ngjyrë jeshile fosforeshente për të thyer komplet thjeshtësinë e veshjes.
Aktualisht Robert Aliaj gjendet në Tiranë për shkak të angazhimit në jurinë e spektaklit të kërcimit, “Dance With Me” por siç e dimë e ndan jetën mes Shqipërisë dhe Belgjikës.







Eli Fara flet për dashurinë: “Për momentin…




Propozimi i martesës që shokoi skenën e Emmy-t




Java e modës në Londër: Fotot më të mira



Fëmijët e VIP-ave që nisën shkollën sot!

