KreuStil Jetese

Dalin pamjet e para, dasma e Elitës dhe Gjikos do të jetë kështu

Kur kanë mbetur edhe 4 ditë nga dita e madhe e dasmës mes prezantueses Elita Rudi dhe reperit Gjiko, moderatorja ka nisur përgatitjet e saj. Në një foto të publikuar në Instagram, nusja e ardhshme e showbiz-it ka treguar se dasma do të jetë tradicionale dhe se çifti ka vendosur të ndjekë të tëra zakonet e rastit.

Kështu në njërën prej dhomave të shtëpisë Elita ka hapur atë që quhet ndryshe “paja” për t’i treguar ndjekësve të saj se ajo ëhstë fanatike e dasmave tradicionale. Ceremonia e martesës do të mbahet këtë fundjavë, më 21 shtator, në një prej restoranteve të Prishtinës dhe sipas zërave pritet të ketë diku te 700 të ftuar.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF