KreuStil Jetese

Këngëtarja e famshme shtatzënë: “Kam bërë 3 aborte në 2 vjet”

Këngëtarja e njohur aktualisht shtatzënë ka rrëfyer në një intervistë të fundit se ajo ka pësuar 3 aborte në vetëm 2 vite.

Lajmi i shtatzënisë së dytë të Carrie Underwood ka qenë një gëzim më vete për të dhe familjen sepse erdhi pas një lufte të fshehtë që këngëtarja e ndau me publikun vetëm tani.

‘Ne planifikuam fëmijë, unë mbeta shtatzënë në fillim të vitit 2017 por nuk shkoi mirë’, tha Carrie për CBS Sunday Morning. ‘Pastaj mbeta sërish shtatzënë në pranverë por prapë nuk shkoi siç duhej, abortova’. ‘Vazhdoi njësoj, mbeta shtatzënë në fillim të këtij viti, dhe prapë abortova. Isha sikur: ‘çfarë është e gjithë kjo’, tha Carrie.

Pastaj, Carrie ngeli sërish shtatzënë dhe mendoi se do të abortonte prapë. ‘Kur e kuptova se isha shtatzënë prapë thashë pse vazhdoj të mbetem kur unë s’mund të kem fëmijë më?. Mirëpo kur shkova tek mjeku për ta konfirmuar dhe ai më tha se gjithçka po shkon për mrekulli’, shtoi ajo.

35-vjeçarja tashmë po pret fëmijën e dytë pas djalit 3-vjeçar me lojtarin e hokejt Mike Fisher.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF