Djali i kryeministrit Edi Rama, Greg ka hapur ekspozitën e tij të parë personale me titull “Fidem” në Galerinë Fab, duke ecur kështu në gjurmët e babait të tij. Ndonëse ekspozita është çelur tashmë duket se Edi Rama nuk ka shkuar ende ta shohë, ndonëse siç tregoi Greg në një intervistë dhënë për emisionin “7 pa 5″ në Vizion +, ftesën ia ka çuar të parit.
“Ftesa e parë që kam çuar ka qenë babit. Ishte një ftesë në “WhatsApp”. Nuk e çova me zarf sepse e kisha me padurim që ta coja me zarfe. Ai nuk pati mundësi të vinte se kishte një angazhim politik, por siç e thamë unë besoj se ai do vije. Do ishte akoma më mirë po të ishte që në hapje…”-tregoi Greg.
Ai shtoi më tej se ai nuk është konsultuar me babin sepse kishte një dëshirë për t’ja bërë surprizë ekspozitën, jo vetëm atij, por kujtdo, duke thënë që besimi nuk i mungoi ndaj e mori përsipër këtë risk dhe nuk u konsultua me asnjë njeri.


Fëmijët e VIP-ave që nisën shkollën sot!








Trendet më Cool të thonjve të vjeshtë/dimër 2018

Horoskopi ditor: 15 Shtator 2018



Fun Fatma: Unë as nuk e mendoj një lëvizje!

5 arsye pse nuk duhet të anashkalojmë mëngjesin!



Java e modës në New York. Fotot më të mira

