KreuStil Jetese

Erion Veliaj marton në tarracën e Bashkisë djalin e ish-deputetit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka celebruar në martesë djalin e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Namik Dokle. Ka qenë Veliaj ai që ka publikuar ditën e sotme fotot e shkrepura gjatë ceremonisë së celebrimit të çiftit zhvilluar në tarracën e Bashkisë së Tiranës, ku shihet Bleroni-djali i Dokles së bashku me Ornelën, bashkëshorten e tij të ardhshme duke thënë “PO” pas betimeve dhe duke shkëmbyer puthje. Sigurisht siç shihet edhe nga fotot, i pranishëm në këtë ceremoni ka qenë edhe ish-deputeti socialist, Namik Dokle.

Në fakt ceremonia e dasmës familjare është zhvilluar pak ditë më parë, ndërsa momente nga celebrimi patëm mundësinë ti shihnim vetëm sot.

Namik Dokle ka shërbyer si deputet i Kuvendit të Shqipërisë si dhe ka mbajtur një sërë funksionesh të tjera zyrtare. Ai është politikan i njohur dhe i angazhuar që prej vitit 1990.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF