Aktori i mirënjohur i “Portokalli”, Marin Orhanasi ka rrëfyer në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv, eksperiencën e tij në maternitet kur bashkëshortja priste të sillte në jetë djalin e dytë. Me nota humori, Marini ka treguar se në momentin që gruaja bëhej gati të lindte kishte hyrë në sallë për t’i dhënë kurajo por kishte ngatërruar ‘grua’. “Hajde jepi forca tani”, jepte kurajo aktori por kur ndërkohë ngriti kokën pa që ishte një gocë tjetër (jo bashkëshortja).
Megjithatë pavarësisht këtij momenti të sikletshëm, aktori arriti të jetë prezent në momentin që djali erdhi në jetë. “I pari që e mora në dorë djalin isha unë”, shton Marini dhe vijon më tej me batutën e së shoqes që në ato moment i kërkoi t’i hiqej qafe.
Marin Orhanasi dhe bashkëshortja e tij, Dorina u bënë prindër për herë të dytë të djalit Uejs në 18 prill të këtij viti, por janë prindër edhe të një djali 9-vjeçar të quajtur Maid.


Çantat më të bukura të javës së modës New York!



Gazetarja e njohur e ABC rekrutohet nga A2-CNN!




7 hapa për muskuj barku perfekt !










