KreuStil Jetese

Moschino, Givenchy, Balmain… si shqiptohen emrat e modës?

Jemi të gjithë tejet të dhënë mbas produkteve të hijshme, cilësore e që bëjnë bujë në botën e modës, dhe së fundmi edhe në botën e fashionstave të Instagram-it… por le ta nisim nga A-ja. A jeni të sigurt që dini t’i shqiptoni emrat e markave më të njohura, lëre pastaj t’i vishni me hijeshi krijimet e tyre? Mund të mendoni që po, por mund edhe ta surprizoni veten.

Nuk ka problem! Sado përpiqemi ta fshehim, të gjithë e kemi bërë ndonjë gabim në shqiptimin apo shkrimin e markave të famshme. E mbani mend “Djalli vishet me Prada”? Andy në fillimet e saj na kujtonte plotësisht veten.

Ju sjellim guidën tuaj personale për shqiptimin e shtëpive ikonë të modës, të cilat kanë emër paksa të komplikuar për dikë që s’është francez, le të themi. Sot do ta nisim nga zeroja, për të çrrënjosur çdo dije të gabuar që mund të keni mbi legjendat e stilit.

GUIDA E SHQIPTIMIT TË MARKAVE

Anna Sui: Ana Sui (me theksin tek “i”-ja, anglisht do të lexohej “swee”)

Azzedine Alaia: Ah-ze-din A-lla-jah (“ll”-ja e butë, mos ushtroni tepër theks tek ajo)

Balenciaga: Ba-len-si-ah-gah

Balmain: Bahl-mahh (“n”-ja nuk shqiptohet)

Bvlgari: Bul-ga-ri (me theksin tek “u”-ja)

Christian Lacroix: Christian Lah-kua

Christian Louboutin: Christian Lu-bu-tahn (“a”-ja shqiptohet më tepër si “o”, “n”-ja e butë)

Dolce & Gabbana: Dol-çe Ga-ba-na

Givenchy: Zhi-von-shi

Hermès: Er-mez (“h”-ja nuk shqiptohet)

Jean Paul Gaultier: Zhan Pol Go-ti-e (“l”-ja nuk shqiptohet nga francezët, ndonëse vetë Jean Paul Gaultier e shqipton në emrin e tij)

Lanvin: Lahn-vahn (“n”-të e buta)

L’Occitane: Loks-i-tan

Louis Vuitton: Lui Vui-tohn (“n”-ja e butë)

Marchesa: Mar-ke-sa

Miu Miu: Mju-Mju

Moschino: Mos-ki-no

Nike: Naj-ki

Proenza Schouler: Pro-en-za Sku-llër

Sonia Rykiel: Sonia Ri-ki-el

Versace: Ver-sa-çe

Yves Saint Laurent: Iv San Lo-rohn (“n”-të e buta, thuajse nuk shqiptohen)

Keni më tepër marka me dyshim? Komentojini më poshtë ato dhe do t’ju kthejmë përgjigje me shqiptimin e tyre. Ndërkohë, vizitoni Shop Bordo për të eksploruar produktet nga disa prej markave që sapo u mësuat shqiptimin e saktë.

Shopping të mbarë!

Burimi/Shopbordo.al

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF