KreuStil Jetese

Bebe Rexha rrëmben çmimin e bashkëpunimit më të mirë në MMVAs!

Bebe Rexha sapo shënoi suksesin e radhës, madje kësaj radhe në shtetin kanadez. Në fakt, këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare ka marrë çmimin në kategorinë “Bashkëpunimi” në MMVA iHeartRadio.

E gjithë kjo në sajë të hitit këngës në bashkëpunim me Florida Georgia Line, “Meant to Be”. Menjëherë pas çmimit, 28-vjeçarja ka falënderuar të gjithë fansat për përkrahjen që i kanë dhënë.

“Faleminderit të gjithëve atyre që më përkrahin në Kanada. Kjo është e mrekullueshme, nuk mund ta besoj që jam këtu. E dua Toronton dhe këtë çmim do e vendos në shtëpinë time të re që sapo e kam blerë. Prandaj, faleminderit shumë”, ka shkruar Bebe Rexha poshtë fotos të publikuar.

Këngëtarja gjatë iHeartMusicRadio Much Music Video Aëards, po ashtu ka performuar edhe dy këngët e saj “I’m a Mess” dhe “Meant to Be”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF