KreuStil Jetese

Dy gjëra që nuk duhet t’i ndani as me shoqen më të mirë!

Biseda dhe koha e shpenzuar me shoqen më të mirë, shpesh është ilaçi i çdo shqetësimi apo mërzie nga situata të ndryshme që na përplas jeta shpesh në shkollë, punë apo edhe familje.

Pavarësisht se për çfarë flisni me mikeshën e zemrës, do të vijë momenti kur do të hapeni më shumë për gjërat personale. Në këtë pikë, psikologët këshillojnë që të mbani paksa disa gjëra për veten.

Sado që kaloni mirë me miken tuaj, dy gjërat është mirë ti mbanë për veten tuaj, po të fshehta, për t’i diksutuar dhemenduar vetëm me veten tuaj.

Paratë

Secili ka gjendjen e tij financiare, kështuqë ju mund të flisni për gjendjen tuaj financiare vetëm nëse ndjeheni që jeni të të njejtën gjendje financiare. Në çdo rast tjetër, përgatituni për zili apo mëshirë.

Marrëdhënia me partnerin tuaj

Çdo çift ka grindjet apo problemet e tyre kohë pas kohe. Gjëja kryesore është të mos shpërtheni për to, e të mos flisni keq për partnerin tuaj, para shoqërisë. Pasi ju dhe partneri të zgjidhni problemet, shoqja juaj mund të mbajë “inat” për partnerin tuaj, edhe nëse ai nuk ka faj. Kujdes, jo secila gjë është për tavolinën e bisedave.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF