KreuStil Jetese

Sekreti i lëkurës si të bebit? … Vetë qelizat e bebit

Mos mbase po shkojmë shumë larg në kërkimin tonë për rininë e përjetshme?

Dëgjojmë ditë pas dite për trajtime të reja që ta bëjnë lëkurën e butë, si të një porsalinduri, por klinika Goldernberg Dermatology, e vendosur në New York, pretendon se mënyra më e mirë për të marrë lëkurë bebi, është të injektosh qeliza të marra nga kordoni umbilikal i tyre.

Qelizat injektohen në lëkurë së bashku me botoks apo filler, dhe kur efekti i botoksit venitet, lëkura duket sërish e mbushur, sepse qelizat e kordonit ndihmojnë në rigjenerimin e kolagjenit.

Si merren këto qeliza?

Vetëm me lejen e një mamaje që ka lindur së fundmi, me procedurë Cezariane. Injektimi zgjat rreth 30 minuta dhe nuk kërkon operacion. Sipas mjekëve të klinikës, qelizat e kordonit umbilikal rrisin nivelin e kolagjenit, forcojnë flokët, zbehin shenjat e aknes dhe zbusin rrudhat apo shenja të tjera plakjeje.

Do ta provonit një trajtim të tillë, për hir të bukurisë dhe rinisë së përjetshme?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF