KreuStil Jetese

Ky është qyteti më i përshtatshëm për të jetuar!

Nëse do të zgjidhnit të jetonit kudo në botë ku do të ishte? Sipas një studimi të ri ekziston një përgjigjje praktike: Vienna Austri. Qyteti austriak është quajtur si qyteti më i përshtatshëm në botë për të jetuar sipas ‘The Economist Intelligence Unit’.

Po çfarë e bën Vienën kaq të mrekullueshme? Faktorët si krimi dhe korrupsioni i ulët, shëndetësia e shkëlqyer, edukimi i arritur, klima e moderuar, liria shoqërore dhe infrastruktura e rregullt si fillim.por jo vetëm, është edhe mënyra e jetesës në këtë qytet: Viena njihet për vlerat e larta të ushqimeve dhe pijeve, sportit dhe kulturës. Pas së gjithash qyteti i Vienës është shtëpia e artit ku ndodhet Museu Historik Belvedere dhe Galeria Secession- shtëpia e artistëve avangardë të Vienës të shekullit të 19-të. Kafenetë e këndshme gjenden në çdo rrugë madje uji i Alpeve është i mrekullueshëm.

Vendin e dytë e zë Melbournë Australi i cili ndiqet nga Osaka, Japoni I cili ka kriminalitetin më të ulët në botë dhe rrjetin më të mirë të transportit.

2. Melbourne, Australi

3. Osaka, Japoni

4. Kalgari, Kanada

5. Sydney, Australi

6. Vankuver, Kanada

7. Toronto, Kanada

8. Tokyo, Japoni

9. Copenhagen, Danimarkë 

10. Adelaide, Australi

Burimi/Vogue

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF