KreuStil Jetese

Mësoni të visheni me stil nga këto tre yje të Hollywood-it

U mbajtë dje në Beverly Hills, California ceremonia e 2018 Hollywood Foreign Press Association’s Grants Banquet (HFPA Banquet).

Në këtë ceremoni merrnin pjesë shumë yje të Hollywood-it, por spikatën për veshjen e tyre të veçantë Charlize Theron, Jennifer Garner dhe Amber Heard. Të treja aktoret shkëlqyen veshur me fustanet e tyre, ku kishin zgjedhur të tregonin linjat e tyre perfekte me fustane të shkurtër.
Veshjet e tyre janë cilësuar si më të bukurat e eventit. Charlize dhe Jennifer kishin zgjedhur të vishnin fustane të zinj mbi gju ndërkohë që Amber dukej e mrekullueshme me një fustan me ngjyra të Saint Laurent.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF