Kohët moderne nuk mund të kuptohen pa teknologjinë, dhe këtu të gjithë në fillim mendojmë telefonin. Lidhjen me këtë të fundit, dikush më pak e dikush më shumë, e dimë fort mirë sa shumë na shoqëron në çdo moment të ditës. Por jo çdo gjë është kaq e bukur sa duket. Ekspertët ngrenë alarmin se varësia nga telefoni tashmë është përcaktuar si simptomë e një sëmundje të rrezikshme për shëndetin mendor.
Një grup shkencëtarësh nga Hong Kongu kanë zbuluar këtë sëmundje të re, mjaft të përhapur në gjithë globin. “Ankthi i ndarjes nga celulari” quhet simptoma që, sipas shkencëtarëve aziatikë, ka prekur shumicën e njerëzve tashmë.
Ata thonë se njeriu e shikon celularin si një zgjatim të vetes dhe se nuk mund të jetojë dot më pa postuar në Facebook, Instagram dhe Twitter.
Simptomat përfshijnë paaftësinë për të fikur telefonin, kontrollimi i përhershëm i tij, karikimi i shpeshtë i tij dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, marrja e celularit me vete kur shkojmë në tualet.
Kjo gjendje ankthi që shkencëtarët nga Hong Kongu e kanë quajtur nomofobi po përkeqësohet gjithmonë e më shumë.




9 punët më fantastike në botë!


Vajrat esencial, kura për shumë sëmundje







Kush fle më shumë merr një… rritje rroge!


12 këshilla për larjen e rrobave!



Maska çudibërëse, lufton pagjumësinë!

