KreuStil Jetese

I fiksuar pas Kylie Jenner, djali 24-vjeçar shpenzoi 14.000$ për t’u bërë si ajo!

James Holt, 24, filloi rimodelimin e buzëve që në moshën 16 vjeçare dhe buzët e tij janë bërë aq të mëdha saqë familja dhe miqtë e tij mendonin se do të shpërthenin nga çasti në çast. Ai thotë se ka qenë gjithnjë i ndërgjegjshëm mbi buzët e tij të holla natyrale dhe për këtë arsye filloi mbushjen e buzëve që në moshëm 16 vjeçare. Holt thotë: “ Kam patur disa probleme përgjatë rrugës pasi buzët e mia e refuzuan materialin mbushës në fillim dhe madje ato janë enjtur nga madhësia dhe trajtimi i bërë.”

Pavarsisht rreziqeve Zoti Holt nuk ka ndonjë plan që të ndalojë operacionet plastike në të ardhmen duke thënë që i pëlqen vëmendja dhe nuk do që të duket ‘ i mërzitshëm dhe pa forma.” Zoti Holt I është nënshtruar dy ndërhyrjeve në hundë, ka rregulluar mollëzat dhe ka kryer gjithashtu ndërhyrje në fundshpinë. Ai tha: “ nuk do të ndaloj kurrë së bëri operacione plastike pasi nuk mendoj se do të jem ndonjëherë I lumtur me fytyrën apo trupin tim.”

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF