Mediat sociale dhe sidomos Instagrami kanë ndikim të jashtëzakonshëm në jetën e shumë njerëzve, sidomos në jetën e atyre që i kanë zgjedhur rrjetet sociale si profesion, për aq sa mund të jetë profesion të nxjerrësh foto dhe të bësh kërdinë!
Po flasim për personat që kanë një numër të madh ndjekësish në llogaritë e tyre dhe që kontaktohen nga kompani të ndryshme për të reklamuar produkte dhe për këtë marrin shuma të mëdha parash dhe ndonjëherë këto shuma arrijnë shifra të tilla saqë personat nuk kanë më nevojë për një punë tjetër!
Rreth rrjeteve sociale dhe personave që kanë si “profesion” të jenë influencues tek të tjerët është pyetur Fat Jewish emri i vërtetë i së cilit është Josh Ostrovsky.
Otrovsky njihet si një nga personat më me influencë dhe më të vjetër në “biznesin” e Instagramit. Këtë herë ai ka folur rreth të ardhmes së publicitetit dhe influencuesve në rrjetet sociale dhe ka thënë me bindje që e ardhmja nuk është e ndritur! Sipas tij, shumë shpejtë ky trend do të marr fund dhe të gjithë ata që kanë zgjedhur ta bëjnë këtë si profesion do të ngelen me gisht në gojë!
“Të gjithë duan të jenë influencues tani. Asnjë nuk do të gjejë një punë të vërtetë. Të gjithë mendojnë se mund të mbajnë diçka në dorë dhe të bëjnë para. Njerëzit kanë nevojë që të mësojnë si të ndërtojnë diçka që nga themeli. Kjo gjë do t’i çojë më larg sesa interneti” , – ka thënë ai për CNNMoney në një intervistë.
Këshillën e tij ai ka vendosur ta zbatojë edhe vetë kështu që së fundmi i është futur biznesit të prodhimit të verërave, por duhet thënë që ende nuk është larguar nga roli i tij si influencues në rrjetet sociale edhe pse mendon që nuk është e largët koha që diçka e tillë nuk do të ketë më vlerë. Sidoqoftë këtë lloj pushteti e duan të gjithë dhe Otrovsky në fund të fundit është vetëm një njeri!










Pse “Burberry” djeg gjithçka që nuk shitet!

Ushqimet që po ju dëmtojnë dhëmbët!







Dua Lipa përgëzon Era Istrefin shqip: Bravo!

