KreuStil Jetese

Ja si ndikon marrëdhënia e bashkëshortit me nënën e tij, në lidhjen tuaj!

Ne nuk çelim nga një vezë dhe rritemi vetë por jemi të varur nga njerëzit që na rrethojnë- kryesisht nga nënat tona – sa ato na duan dhe si na trajtojnë, ndikon gjatë gjithë jetës sonë. Lidhja që partneri juaj ka me nënën e tij përcakton mendimet e tij për veten dhe gratë në përgjithësi: ajo e ka ndihmuar atë të përcaktojë vlerat e tij dhe këndvështrimin e botës. Dinamika e lidhjes nënë-djalë ka një efekt shumë të madh në marrdhënien tënde.

Ai e urren atë

Terapistët mendojnë se nëse një burrë urren nënën e tij , ai i urren të gjitha gratë. Nëse takon një burrë që e tall nënën e tij në sy të saj apo prapa krahëve, apo nuk e respekton atë atëherë mos krijo një marrdhënie me të. Ky është një mashkull që e frikëson pushteti i femrës dhe nëse lidhja bëhet serioze ai vendos papritur se ti nuk vlen.

Ai ka një kontakt jo normal me të

Është e pamundur që të përcaktosh se çfarë është normale apo jo pasi kjo varet nga mosha dhe faza e jetës: nëse nëna e tij është e moshuar ose e sëmurë sigurisht që ai do të ketë kontakt të vazhdueshëm me të. Është shumë e dukshme kur partneri juaj ka shumë kontakt me nënën e tij pasi u përgjigjet të gjithë telefonatave të tij, pavarësisht punëve që mund të ketë apo nëse është me ty në atë moment.

Ajo e trajton atë si bashkëshortin e saj jo si djalë

Nëse keni qenë ndonjëherë dëshmitare e kësaj e dini sa e pështirë është. Kjo ndodh kryesisht nëse bashkëshorti i saj ka vdekur ose janë ndarë, duke detyruar djalin e saj të bëhet shtylla e shtëpisë. Gjatë shëtitjeve ajo e kap atë përdore, edhe nëse ti je me ta, do e marrë me vete për dreka apo darka dhe do i kërkojë atij të marri vendime si të ishte partneri i saj dhe do të ndihet shumë xheloze për ty.

Ti dhe nëna e tij nuk ngjani aspak.

Nëse ai ka një mardhënie shumë të mirë me nënën e tij atëherë dhe te partnerja do të kërkojë të njëjtat tipare të personalitetit të nënës së tij. Nëse nëna e tij është shtëpiake atëherë edhe ai kërkon një vajzë që të rrijë në shtëpi dhe të kujdeset për fëmijët.

Ajo e kritikon djalin e saj për çdo gjë që ai bën.

Një nënë e mirë sigurohet që djali i saj ta dijë që ajo e do pa kushte dhe e pranon atë ashtu siç ai është. Por nëse ajo e kritikon vazhdimisht për çdo gjë ai rritet si një person i dobët emocionalisht që ka nevojë gjithnjë për aprovimin e të tjerëve. Detyroje atë të bëjë diçka që nëna e tij nuk do e aprovonte; nëse ajo fiton atëherë lidhja juaj do të kalojë vështirësi.

Ajo është martire

Sa herë që partneri juaj do të bëjë diçka që nënës tuaj nuk do ti  pëlqejë ajo do të përdorë manipulimet e saj duke thënë: ‘Pas gjithçkaje që unë kam bërë për ty’ dhe kjo është e vështirë që ti rezistosh.

Ai ka frikë nga ajo

Të frikësohesh nga prindi yt nuk është natyrale dhe kjo do të thotë se ka patur abuzim emocional apo fizik. Nëse nëna e tij është nevrike dhe e ka ndëshkuar atë kur ka qenë fëmijë sepse ai e ka zhgënjyer atë ai do të rritet si dikush që është gjithnjë në ankth se do ti ndodhë sërish. Nëse ai i frikësohet nënës së tij atëherë ai e nuk e duron dot atë dhe kjo e bën atë nevrik, nerva të cilat I nxjerr te ju.

Ajo nuk e do marrdhënien tuaj

Përpara jush ajo është më e mira në botë por mbrapa krahëve tuaj ajo mundohet që ti mbjellë dyshime te djali i saj për ju.

Ajo j’ua thotë hapur se është kundër lidhjes tuaj

Pavarësisht nëse ajo është një nënë e mirë apo e keqe nëse nuk merrni aprovimin e nënës së tij atëherë nuk keni gjë në vijë. Nëse ju thërret pa dashje me emrin e ish-it të djalit të saj ose refuzon që t’ju thërrasë në emër atëherë ajo nuk e aprovon lidhjen tuaj. Ndonjëherë ajo mund të ftojë ishin e djalit të saj kur ti je aty.

Ajo nuk ka besim te ju

Ajo sjell ushqime në shtëpinë tuaj pasi mendon se djali i saj nuk po ushqehet si duhet, do tju japë vazhdimisht udhëzime se si të bëni gjërat ashtu siç i pëlqejnë partnerit tuaj apo edhe se si të edukoni fëmijët tuaj.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF