KreuStil Jetese

Si ndodh dhe pse, kur dy persona shohin të njëjtën ëndërr

Nëse dy njerëz mund ta ëndërrojnë të njëjtën ëndërr, a do të thotë kjo që ëndrrat të kapërcejnë mendimet individuale të secilit individ? Hulumtimet në temën e ëndrrave janë të pranishme tani në botën e psikologjisë prej vitesh, ndërkaq kohëve të fundit më së shumti vëmendje ka pyetja a është e mundshme dhe në ç’mënyrë dy apo më shumë persona të ndryshëm, të cilët nuk kanë asgjë të përbashkët, të ëndërrojnë ëndrra identike.

Mjaft studime janë publikuar lidhur me temën e ëndrrave të përbashkëta në të cilat është arritur deri te zbulimi që te personat të cilët janë fuqishëm të lidhur emocionalisht (prind-fëmijë, bashkëshortët apo binjakët) ëndërrimi i ëndrrave identike shpesh ndodh.

Ndërkohë shumë psikologë dhe psikoterapeutë shpesh ndajnë të njëjtën ëndërr me pacientët e tyre, gjë që edhe ata vetë konstatojnë.

Shkaku për inicimin e tregimit të ëndrrave të njëjta tek të tjerët absolutisht ka histori apo shpjegime të shumta lidhur me përvojën e shumicës. Tw gjithëve na ka ndodhur situata kur kalojmë pranë njëri-tjetrit në rrugë me dikë dhe mendojmë se si atë person e kemi parë diku.

Mirëpo, psikologët megjithatë nuk dëshirojnë të injorojnë tregimet dhe përvojat, sepse zakonisht personat të cilët shohin të njëjtën ëndërr përjetojnë përditshmëri të njëjtë apo kalojnë kohën shpesh bashkërisht.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF