48-vjeçarja Jennifer Lopez pas tri martesave dhe dy fejesave të gjata, duket se do të guxojë sërish. Këngëtarja dhe aktorja ka marrë një propozim për fejesë nga i dashuri, ish-truproja i saj Alex Rodrigues.
Që ata po kalojnë ca ditë pushimesh së bashku, kjo u pa në Ditën e Pavrësisë së SHBA. Por lajmi për fejesë mori dhenë kur J.Lo u duk se mbante një unazë diamanti në gishtin e fejesës.
J.LO e publikoi vet foton në Instagram, ndërsa duket se ditët e pushimit me Alexit po i ndan edhe më fëmijët e saj.
Në fakt Jennifer e kishte deklaruar edhe më parë se këtë herë ka gjetur dashurinë e jetës dhe do të mundohej ta mbajë përjetë.
Mesa duket J.Lo. I ka vënë gjërat në vijë për të shkuar drejt martesës me dashurinë e saj. Jennifer dhe Alex shoqërohen që prej shkurtit të vitit 2017 dhe në publik duken të pandashëm nga njëri-tjetri.
Jennifer ndan sot kujdestarinë e dy binjakëve, Max dhe Emme, me ish-bashkëshortin Marc Anthony, me të cilin ka qenë e martuar për një dekadë, nga viti 2004 deri në 2014-n. Ajo ka qenë e martuar edhe më herët, me balerinë apo basketbollistë, ndërsa lidhjet më të gjata i ka pasur me Ben Affleck apo Sean Combs, i njohur më së shumti me emrin e artit Puff Daddy.



Eni Koçi feston ditëlindjen, ja urimi special

Era Istrefi zbulon lidhjen e dashurisë!



Çfarë ndodh në trupin tuaj kur ndiheni të gëzuar

Pse banania nuk këshillohet për mëngjes!


10 të veshurat më mirë të kësaj jave


8 gjëra që nuk i dini mbi Angela Merkel


Ankesa e Ledion Liços do t’ju bëjë të qeshni

Detoxi i mëngjesit, ja pijet që bëjnë mrekullinë

Kosi, nuk do t’i besoni efektet magjike të tij



