Dasma e tyre kishte gjithçka që një vajzë ka ëndërruar. Buzë liqenit të Braçanos, me dëshmitare të dashurisë së tyre vajzën, Lea. Kledi Kadiu, balerini me famë në Itali kurrorëzoi të enjten, më 28 qershor, historinë e tij të dashurisë me Charlotte Lazzari.
Pavarësisht vëmendjes së madhe të medias dhe fansave, të të dy anëve të Adriatikut, askush deri më tani nuk kishte mundur të shihte ndonjë imazh nga çifti! Ata ju kishin kërkuar të ftuarve të ruanin privatësinë e dasmës. Por, ky kusht vleu në fillim, pasi filloi ahengu, alkooli e dëfrimi të gjithë u çliruan dhe momentet nga dasma e çifti u memorizuan në celularët e të gjithëve.
Momenti i ndarjes së tortës ishte gjithashtu “i hapur” për të gjithë aparatët fotografik e celularë, por të gjithë si miq të mirë respektuan dëshirën e Kledit për të ruajtur privatësinë.
Dhe sot Kledi ka vendosur ti ndajë me fansat në rrjetin social, fotot më të bukura të dasmës së tij, ku nuk ka kursyer as ato çastet magjike të përjetuara mes lotëve.
Charlotte dhe Kledi i shohim këto momente të mrekullueshëm të një nga ritualeve më të rëndësishëm të dasmës. Charlotte tejet elegante, me fustanin e bardhë me supet jashtë, flokët e mbledhur lehtë, ndërsa dhëndri nuk e ka prishur traditën.
Balerini Kledi Kadiu në ceremoni madhështore të dasmës së tij, kishte ftuar shumë personalitete të njohur italinë dhe shqiptarë. Me një histori të bukur dashurie me partneren Charlotte Lazzari, çifti i thanë Po njëri tjetrit, para Zotit, dëshmitarëve por më e rëndësishmja para vajzës së tyre Lea.

Eni Koçi feston ditëlindjen, ja urimi special

Era Istrefi zbulon lidhjen e dashurisë!



Çfarë ndodh në trupin tuaj kur ndiheni të gëzuar

Pse banania nuk këshillohet për mëngjes!


10 të veshurat më mirë të kësaj jave


8 gjëra që nuk i dini mbi Angela Merkel


Ankesa e Ledion Liços do t’ju bëjë të qeshni

Detoxi i mëngjesit, ja pijet që bëjnë mrekullinë

Kosi, nuk do t’i besoni efektet magjike të tij





