Momenti i mbylljes së punës pasohet me dilemën e gatimit kur hyjmë në shtëpi. Sot Bordo ju ndihmon me një recetë të thjeshtë por jo të zakonshme. Brusketa me avocado është një recetë e thjeshtë për t’u përgatitur dhe përbërësit mund t’i gjeni lehtësisht në shtëpi.
Përbërësit:
1/2 bagetë
100 gr gjalpë
1 lugë gjelle vaj ulliri
1 avokado
4 domate
1 qepë e kuqe
kripë
piper
Përgatitja:
Vendosni gjalpin dhe 1 lugë gjelle vaj në një tigan dhe shkrijini në temperaturë mesatare. Prejeni bagetën në copa mesatare dhe renditini në tigan. Skuqini për 30 sekonda dhe më pas vendosini në një pjatë. Bëjeni avokadon pure dhe kombinojeni me domatet e grira, qepën, pak kripë dhe piper. Përziejini mirë. Vendosni mbi çdo copë bagete pak nga përzierja me avocado dhe ja një ushqim i shëndetshëm dhe i shijshëm

8 gjëra që nuk i dini mbi Angela Merkel


Ankesa e Ledion Liços do t’ju bëjë të qeshni

Detoxi i mëngjesit, ja pijet që bëjnë mrekullinë

Kosi, nuk do t’i besoni efektet magjike të tij






Elvana Gjata na surprizon me këngën e re!





Dieta me ananas: hiqni pa vuajtje 5 kg në 5 ditë



