Në jetë mund të përballesh me shumë trauma shkatërruese si zbulimi i një tradhëtie nga ana e partnerit. Dëshira për t’u ndjerë i dashuruar gjendet në AND-në tonë, kështu që tradhëtia në fushën romantike është një goditje shumë e rëndë, që na shkakton të vendosim në pikëpyetje gjithë ekzistencën tonë. Ashtu si dashuria është varësia jonë më e madhe , humbja e saj mund të na zhysë në dhimbje të madhe dhe panik.
Kur kjo ndodh na duket sikur është fundi i botës. Pabesia shpesh nuk është personale. Burrat dhe gratë radhëtojnë edhe kur janë lumturisht të martuar. Ata e bëjnë thjesht që të kënaqin një nevojë të tyren biologjike sesa pakënaqësitë në një marrëdhënie ekzistuese.
Nga eksperienca ime si psikiatër i specializuar në çështjet seksuale, mund ta kaloni këtë sëbashku- me kalimin dhe kohës dhe duke ndjekur hapat e duhur.
Mos qani
Si të reagosh kur personi te i cili dikur gjeje paqe tani të shkakton dhimbje? Direkt pas zbulimit të një tradhëtie, rekomandimi im për të gjithë çiftet është MENDONI PARA SE TË VEPRONI. Këshilla ime është që të dy partnerët ,pavarësisht se mund të jetë e vështirë për palën e tradhëtuar duhet të qetësoheni. Veprimet e dëshpëruara ose impulsive do e bëjnë një situatë të rënduar akoma edhe më keq duke shkatërruar jetën tuaj dhe atë të fëmijëve tuaj nëse keni. Kur një partner i tradhëtuar qan me ngashërim, është në ankth dhe I inatosur për javë e muaj të tërë atëherë kjo mund të cojë që partneri i cili ka tradhëtuar të krijojë një lidhjë akoma më të forte të dashurën. Zemërimi gjithashtu është shkatërrues pasi duke qenë të inatosur humbisni caste shumë të rëndësishme në jetë.
Mos prisni falje pafund.
Gjatë bisedave mes partnerit që ka tradhëtuar dhe atij që është tradhëtuar, asnjëra palë nuk mund ta kuptojë me të vërtetë qëndrimin e palës tjetër. Shumë nga ata që kryejnë tradhëti bashkëshortore e thonë së brendshmi –dhe ndonjëherë e shfaqin në pamjen e jashtme se janë krenarë që janë të dëshirueshëm dhe kanë gjetur një të dashur të ri. Edhe nëse ai që tradhëton ndjen keqardhje, kurrë nuk i afrohet dhimbjes së tmerrshme të refuzimit dhe poshtërimit që përjeton i tradhëtuari.
Çfarë ( MOS) të thuash.
Ka gjasa që bashkëshorti i tradhëtuar do të dojë të dijë çdo detaj të pasurisë së partnerit të tyre. Megjithëse kjo dëshirë është normale, bën më shumë dëm sesa në të mirë, sepse kurrë nuk do ndaloni së kërkuari. Në mënyrë të pashmangshme, një bashkëshort i tradhtuar do të pyesë: ‘A e do?’ ‘A është marrëdhënia seksuale më e mirë?’ ‘Përse e bëre këtë?’ Ndërsa partneri jobesnik duhet t’i shqyrtojë me kujdes këto pyetje dhe të përgjigjen qetësisht ndërsa ata të cilët janë mashtruar nuk duhet të habiten nëse nuk do marrin ato përgjigjje që presin. Këto pyetje shpesh nuk kanë përgjigjje, sepse një person mund të tradhtojë për arsye që s’mund t’i kuptojë.
Mos u mundoni të ktheheni në një SEKS BOMB
Sipas terapistit të marrëdhënieve Patricia Love mënyra më e mirë për një bashkëshort që është tradhëtuar për të përmirësuar marrëdhënien e tyre është përqendrimi në shëndetin dhe mirëqenien e tyre. Ajo thotë se ka gra të cilat përpiqen të sillen dhe vishen provokuese për të fituar përsëri burrat e tyre. Sidoqoftë, ajo është kundër, duke paralajmëruar se hulumtimet tregojnë se kur gratë sillen “më seksi” pas një tradhtie, në fakt “nxit mospëlqimin për gruan”, si dhe rrit “ndjenjat e nxehta dhe të pasionuara për të dashurin”.
Jini të gatshëm ta lini këtë marrëdhënie.
Në përvojën time bashkëshortët e braktisur që janë të gatshëm të humbin një marrëdhënie kanë më shumë gjasa që ta mbajnë atë. Ata janë më të qartë kur bëhet fjalë për martesën dhe lumturinë e tyre, dhe janë në gjendje të vendosin se çfarë është e rëndësishme për ta. Dëshpërimi për t’u kapur pas një partneri nuk çon në një pajtim të suksesshëm.













Era Istrefi poston një selfie legjendare!

7 mënyra për të mbajtur veshjet e zeza në verë

Çfarë të vishni për mbrëmjet e freskëta verore




30 ide se çfarë të vishni në muajin Qershor
