Ditën e djeshme është publikuar një foto e Agron Llakajt me Ben Blushit. Duke marrë shkas nga lëvizjet që po flitet kohët fundit, ku një nga më të fuqishmet është kalimi i Blendi Fevziut nga Klan në Top Channel, padyshim edhe takimin Llakaj- Blushi e menduam si një takim pune. Dhe paska qenë një gjysmë e vërtetë.
I kontaktuar nga ‘Tirana Post’, aktori tha se ka qenë një kafe mes miqsh të vjetër, e megjithatë ka pranuar se ka pasur një propozim nga ana e Blushit.
“Ideja është kështu, që mund të iki nga Vizioni, mund të mos iki nga Vizioni. Jam duke vlerësuar propozimin”, – ka thënë ai. Ai ka theksuar se nëse do të ikë, do të marrë me vete e “Al Pazar” me trupën e aktorëve, spektakli i humorit që e ngriti i vetëm nga fillimi.
Megjithatë kjo lëvizje ngre shumë pikëpyetje…Po me “Portokallinë” çdo bëhet? Po me “Vizion Plus” pa Turin dhe pa “Al Pazar”? Ky sezon do të jetë me shumë ndryshime me sa duket.






Era Istrefi poston një selfie legjendare!

7 mënyra për të mbajtur veshjet e zeza në verë

Çfarë të vishni për mbrëmjet e freskëta verore




30 ide se çfarë të vishni në muajin Qershor

Vera nuk mund të nis pa një fustan të tillë


5 printe veshjesh që duhet të keni këtë verë


Stili detar rikthehet sërish në modë


