KreuStil Jetese

30 ide se çfarë të vishni në muajin Qershor

Qershori është muaji që simbolizon zyrtarisht ardhjen e verës, edhe pse temperaturat kanë kohë që janë të larta. Ashtu si dhe vet stina edhe veshja do të reflektojë gëzimin dhe pozitivitetin që të fal dielli që në mëngjes. Një fustan që lidhet në bel, jumpsuit, fundet e lirshme poshtë gjurit, printet florale të vogla, veshjet me ngjyra verore, printet me pika dhe kuadrate, materialet lino, pambuk dhe mëndafsh janë pjesë e padiskutueshme e verës.

Nëse nuk jeni të sigurta lidhur me kombinimet që duhet të bëni apo edhe në ato ditë kur frymëzimi juaj nuk është në maksimum, ne ju ofrojmë 30 ide veshjesh plot stil dhe elegante. Një për çdo ditë të muajit qershor. Jeni të lira të frymëzoheni dhe të shtoni detajet personale të stilit që ju karakterizon.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF