KreuStil Jetese

Stili detar rikthehet sërish në modë

Stili detar apo stili marinari siç jemi mësuar ta dëgjojmë rikthehet sërish këtë sezon veror, por me linja më elegante e detaje moderne. Vijat bardha e blu dhe butonat e artë kanë pushtuar pasarelat e modës duke e bërë të pamundur ti rezistoni magjisë së modës detare. Frymëzimi, natyrisht, vjen drejtpërdrejt nga bota e marinës dhe bazohet kryesisht në mbajtjen e linjave në një mënyrë rigoroze dhe cool në të njëjtën kohë.

Xhaketa Emporio Armani, fundet Sandro Ferrone, pantallonat e gjera me butona të artë, sandalet espadrilles të Karl Lagerfeld, syze dielli me shirita Dolce & Gabbana dhe çorape me spiranca të Calzedonia, do i dëshironi ti keni të gjitha në gardërobën tuaj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF