Psikologët pohojnë se ekzistojnë modele specifike të sjelljes që tregojnë se marrëdhëniet tuaja kanë arritur në një bllokim ose nuk kanë qenë serioze që nga fillimi. Përveç kësaj, ata përmendim disa fjalë specifike ose ndërtime gjuhësore që mund të çojnë në shkatërrimin e çdo marrëdhënie, ose të sinjalizojnë se partneri juaj nuk ju pëlqen më.
Bright Side ka bërë një listë me fjalët apo fjalitë e tilla që një person i dashuruar nuk ia thotë kurrë partneres së tij. I dashuri i juaj jua thotë?
“Nëse nuk më pëlqen, atëherë gjej dikë tjetër”
Një person përpiqet që t’ju manipulojë me fjalë të tilla. Ai nuk dëshiron që të ndryshojë, ose të paktën të bëjë një përpjekje për t’u përmirësuar. Një njeri që ju do është gati të bëjë kompromise shumicën e rasteve, janë më të butë në komunikim dhe gjithmojnë respektojnë mendimin e partneres.
“Bëj çfarë të duash”
Këto fjalë tregojnë se partneri juaj është i largët dhe indiferent ndaj jush. Ai nuk kujdeset që t’ju vijë në ndihmë kur jeni në situata të vështira. “S’kam pse të të jap ty llogari për veten time”
Sigurisht, nuk duhet t’i marrim në pyetje partnerët tanë dhe nuk është e nevojshme që të na shpjegojnë çdo hap që ata hedhin, por është mëse normale që të dimë se si ka kaluar ditë apo nëse ka ndonjë problem. Një njeri që të do nuk e merr kurrë një kërkesë për të folur si shkak për t’u grindur.
“S’është problemi im” ose “është problemi yt”
Fjalë të tilla janë një shenjë e qartë se marrëdhënia juaj po shkon drejt fundit, nëse partneri juaj nuk është i interesuar për problemet tuaja, edhe nëse kërkoni ndihmë, atëherë ai nuk ka më ndjenja për ju. Një njeri që ju do, gjithmonë do ta gjejë kohën dhe mundësinë për t’ju ndihmuar.


Era Istrefi poston një selfie legjendare!

7 mënyra për të mbajtur veshjet e zeza në verë

Çfarë të vishni për mbrëmjet e freskëta verore




30 ide se çfarë të vishni në muajin Qershor

Vera nuk mund të nis pa një fustan të tillë


5 printe veshjesh që duhet të keni këtë verë


Stili detar rikthehet sërish në modë





Horoskopi për ditën e sotme, 22 maj 2018!

Horoskopi i ditës 21 maj 2018
