Sepse ata, fëmijët, janë pacientët e preferuar të “Dental Lux”.
Me tullumbace nëpër duar e me buzëqeshjen e çiltër në fytyrë, ambientet e klinikës “Dental Lux”, u mbushën këtë 1 qershor me ‘pacientët’ më të ëmbël që kanë patur ndonjëherë. Vogëlushët ishin të ftuarit special të klinikës së njohur në Tiranë, të cilët u pritën me shumë dashuri nga stafi i doktorëve, që sot si për festë, u kthyen edhe ata vetë nga pak fëmijë.
Pasi ‘tetat’ dhe ‘xhaxhat’ dentist, kontrolluan dhëmbët e fëmijëve, duke mos ua kursyer këshillat për kujdesin që secili prej tyre duhet të tregojë për shëndetin e gojës, vogëlushët morën edhe dhurata. Secili fëmijë mori një çantë me produkte për higjienën e gojës, nga klinika e cila me gjasa do të kthehet në vendin e tyre të preferuar për të kontrolluar dhëmbët. Me aparatura bashkohore, kushte të favorshme për më të vegjlit, e staf profesionistësh, në “Dental Lux”, çdo pacient i vogël do të ndihet njësoj rehat, dhe i lumtur si në parkun e lodrave.
Që fëmijët kanë frikë të shkojnë tek dentisti, tashmë pas vizitës në “Dental Lux”, kjo do të mbetet një përrallë e largët!



30 ide se çfarë të vishni në muajin Qershor

Vera nuk mund të nis pa një fustan të tillë


5 printe veshjesh që duhet të keni këtë verë


Stili detar rikthehet sërish në modë





Horoskopi për ditën e sotme, 22 maj 2018!

Horoskopi i ditës 21 maj 2018





Horoskopi i datës 12 Maj 2018
