Çdo gjë që fëmija im shikon, e merr dhe e fut në gojë. Nuk ka rëndësi nëse është lule, letër, plastikë, një send në dysheme, një pikturë apo gjithçka tjetër. E pastër apo e pistë, vazja ime do ta marrë dhe do ta fusë në gojë.
Pse fëmija fut në gojë gjithçka që shikon?
Ekspertët thonë se në një fazë të caktuar të zhvillimit, shumica e fëmijëve ka të ngjarë të fusin gjithçka në gojën e tyre! Kjo sjellje duket se ka lidhje me trurin e tyre.
Për fat të mirë tendenca për të futur gjërat në gojë do të largohet brenda disa javëve ose muajve, pasi sistemi nervor fillon të maturohet dhe praktikon një model tjetër sjellje.
Natyrisht, prindërit nuk ndihen entuziastë për këtë sjellje, madje mërziten sa herë që fëmija e bën. Por nëse nuk e shprehni hapur pakënaqësinë përpara fëmijës, kjo mund të ndihmojë në eliminimin e këtij veprimi.
Nuk duhet të tregoni mosmiratim, por ta këshilloni fëmijën, për shembul “Oh, jo nuk mund t’i hamë lulet”.
Në këtë mënyrë fëmijët do të binden më shumë sesa po t’ja vendosni si rregull dhe si urdhër të prerë./ Për nënat












Era Istrefi poston një selfie legjendare!

7 mënyra për të mbajtur veshjet e zeza në verë

Çfarë të vishni për mbrëmjet e freskëta verore




30 ide se çfarë të vishni në muajin Qershor

Vera nuk mund të nis pa një fustan të tillë
