KreuStil Jetese

Nuk përshtateni dot me ushtrimet e mëngjesit? Ja 10 këshilla që do t’ju bëjnë të dedikuara ndaj fitnesit!

Me ardhjen e stinës së verës kërkojmë edhe trupin perfekt. Dëshirojmë muskuj të tonifikuar, sidomos në zona të theksuara si vithet apo barku. Dalja me bikini kërkon kujdesin e duhur, e për këtë investojmë në muajt që i paraprijnë verës.

 

Jo vetëm dieta e balancuar, por edhe ushtrimet fizike janë mjaft të rëndësishme për të ardhur në forma perfekte. Duhet përkushtim dhe vendosje, që të arrijmë aty ku duhet. Për shkak të angazhimeve gjatë ditës, do të ishte ideale që të nisnim me stërvitjen që në orët e para të mëngjesit. Por, jo çdokush e arrin këtë.

Si ta përballojmë një aktivitet të shëndetshëm fizik sapo jemi zgjuar nga gjumi? Ekspertët sugjerojnë dhjetë hapat e mëposhtëm. Mos i neglizhoni!

1. Regjistrohu në palestër
2. Paguaj një trajner
3. Shko në shtrat më herë gjatë mbrëmjes
4. Vish sa më pak rroba për gjatë natës
5. Regjistrohu në gara që lidhen me aktivitetin fizik
6. Shmangni perdet nga dritaret për dritën e mëngjesit
7. Vërini vetes synime
8. Lehtësoni rutinën e mëngjesit
9. Vendosni sa më shumë alarme dhe lëreni telefonin LARG shtratit!
10. Shmangni vaktin e rënduar në mbrëmje

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF