Cila është gjëja e parë që ju vjen ndërmend kur përmendet princesha aq e dashur e Wellsit? Sigurisht faqet që i skuqeshin shpejt, rripat e mesit që i pëlqente aq shumë, por mbi të gjitha, ai modeli ikonë i flokëve, të cilët nuk i zgjaste, por dhe kur i priste, e bënte me shumë kujdes.
Përse? Përgjigjen e jep ish-parukieri i saj personal Richard Dalton, i cili në një intervistë të rrallë rrëfen se çfarë zhurme e menjëhershme mediatike rrethonte një prerje të thjeshtë të flokëve të princeshës.
Çfarëdo që t`i bëja flokëve të saj, do të dilte direkt në faqet e para të gazetave, thotë ai. Edhe një herë kur Diana deshi t`i shkurtonte shumë, përpara një udhëtimi në Afrikë, ky shqetësim ishte i pranishëm. Ndaj thotë Dalton, vendosa që t`ia prisja nga pak çdo tre javë apo katër javë. Duhet të ishim të kujdesshëm që të mos binte në sy, vazhdon ai.
Rezultati final ishte flokë të shkurtuar, por që nuk dallohej lehtë. Një zgjidhje brilante për një siklet që vetëm një anëtare e familjes mbretërore si Diana mund ta ketë!

Dieta me ananas: hiqni pa vuajtje 5 kg në 5 ditë

















Era Istrefi poston një selfie legjendare!

7 mënyra për të mbajtur veshjet e zeza në verë
